Në një kohë kur numri i aksidenteve rrugore në vend ka qenë mjaft i lartë në javët e fundit, Drejtuesi i Policisë Rrugore, Edmond Trakaj ka dalë në një deklaratë për mediet ku ka njoftuar rritjen e prezencës së policisë në akset në vend.
Trakaj tha se është një numri i madh shoferësh që shkelin rregullat e qarkullimit ligjor, ndërsa shtoi se nën moton ‘ruaj jetën dhe kuletën’ do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
“Duke analizuar situatën, nisur dhe nga fakti se jemi në fundjavë dhe fluksi i automjeteve në lëvizje drejt zonave bregdetare apo pikave turistike do jetë shumë herë më i madh, Policia e Shtetit nën moton “Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor”, do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim për të ndëshkuar apo rritur sasinë e masave administrative ndaj përdoruesve të rrugës. I vetmi qëllim i yni është të shpëtojmë jetë, ndaj në mënyrë të vazhdueshme kemi punuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona. Duke kërkuar që çdo drejtues mjeti në radhë të parë të kujdeset më shumë për jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia Rrugore informon se do të ketë prezencë të shtuar në akset rrugore, për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet dhe për të informuar dhe ndihmuar çdo përdorues rruge të mbërrijë i sigurt në destinacionin e tij, dhe nga ana tjetër nuk do të tolerojë asnjë shkelje të kodit rrugor.”- tha Trakaj.
Mes të tjerash ai iu bëri apel shoferëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe u dha atyre disa këshilla.
“Duke kërkuar që çdo drejtues mjeti në radhë të parë të kujdeset më shumë për jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia Rrugore informon se do të ketë prezencë të shtuar në akset rrugore, për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet dhe për të informuar dhe ndihmuar çdo përdorues rruge të mbërrijë i sigurt në destinacionin e tij, dhe nga ana tjetër nuk do të tolerojë asnjë shkelje të kodit rrugor.
- Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit.
• Gjatë fundjavës apo në festa, në rast se drejtuesit e automjeteve dëshirojnë të konsumojë alkool, Policia Rrugore ju këshillon përdorimin e një mjeti taksi që në çdo rast kushton më lirë! - Vendosni rripin e sigurimit dhe detyroni edhe pasagjerët për ta vendosur atë.
• Kur udhëtoni me motomjete vendoseni ju dhe detyroni pasagjerin të vendosë kaskën në kokë e jelekët fosforeshentë, që të bëheni të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. - Evitoni parakalimet e gabuara dhe sjelljet agresive në rrugë.
• Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe, dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë “një fotografi” falas dhe një gjobë së bashku me pezullimin e lejes së drejtimit për disa muaj. - Mos drejtoni mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, çdo shkelje e tejkalim i saj sjell pasoja mbi jetën në rastin më të keq, dhe në rastin më të mirë zbraz kuletën më shumë.
Policia Rrugore do të përdorë të gjitha mjetet logjistike si kamera, dronë, radarë, alkooltestues, makina të paloguara dhe me aparate fotografike, për të evidentuar dhe dokumentuar çdo shkelje të qarkullimit rrugor.
Për të udhëtuar dhe për të mbërritur të sigurt në destinacion nuk mjafton vetëm puna e Policisë, por kontributi i gjithsecilit.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional!”– tha Trakaj.