38-vjecari Delon Troqe që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Vlorë, u qëllua mbi 15 herë me automatik para servisit të vëllait të tij.
I riu kishte disa ditë që ishte kthyer nga Spanja. Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Pallatit të Sportit të Vlorës, ndërsa pak çaste më pas një makinë u gjet e djegur në zonën e Sherishtës e dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.”