Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Skerdian Gabrani, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor për vrasjen e Tauland Beqirajt.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Mars, në lagjen “Bashkimi”, pranë Gjykatës së Apelit. 31-vjeçari Taulant Gjikaj, i cili mbante edhe mbiemrat Manaj e Beqiraj u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Pas vrasjes, u arrestua Hans (Andi) Jonuzaj ndërsa u shpallën në kërkim Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani. Jonuzaj u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov.
Ndërsa 36-vjeçari i dyshuar si bashkëpunëtor Skerdjan Garbrani, u vetëdorëzua në polici 3 ditë më parë.