Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmat humanitare arrijnë në Gaza pas arritjes së armëpushimit


Karvanët e parë të ndihmave humanitare kanë mbërritur sot në Gaza, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe palestinezëve.

BBC shkruan se mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre duke gjetur aty vetë, skena shkatërrimi dhe zyrtarët thonë se rindërtimi mund të zgjasë me vite.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për krijimin e korridoreve për njerëzit e plagosur që të evakuohen.

Më shumë se 250 njerëz u vranë në konfliktin 11-ditor, shumica e tyre në Gaza. Edhe Izraeli edhe Hamasi pretenduan për fitore.

Në Izraelin jugor, banorët festuan armëpushimin por shumë shprehën shqetësimin se një konflikt tjetër në rajon ishte vetëm çështje kohe.

Kamionët nga agjenci të ndryshme ndihme, duke përfshirë ato të lidhura me Kombet e Bashkuara, filluan të sillnin ilaçe, ushqime dhe karburant në Gaza, pasi Izraeli rihapi kalimin Kerem Shalom.

Më shumë se 100 mijë njerëzve iu desh të largohen nga shtëpitë e tyre në territorin që kontrollohet nga grupi militant i Hamasit, dhe gati 800 mijë njerëz nuk kishin qasje në ujë të pijshëm.

Zyrtarët palestinezë thonë se dhjetëra miliona dollarë do të nevojiten për të rindërtuar enklavën tashmë të varfër që po vuan gjithashtu nga pandemia e Covid-19.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unwra) tha se përparësi kishte të identifikonte dhe të ndihmonte dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur dhe se po kërkonte për këtë urgjentisht 38 milion dollarë ndihma.

Të enjten, ministria e strehimit e Gazës tha se 1,800 njësi banimi ishin të papërshtatshme për të jetuar dhe 1000 ishin shkatërruar.

“Dëmi i shkaktuar në më pak se dy javë do të dojë vite, në mos dekada, për t’u rindërtuar.”– tha Fabrizio Carboni, drejtori i Lindjes së Mesme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *