Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën pasditen e sotme në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nepravishtë ku 55-jeçari me iniciale K.P, shtë gjetur i pajetë.
Ai ka qenë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshat dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Njoftimi
“Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”