Zëvendës Presidentja Kamala Harris ka marrë një lumë kritikash, pasi u filmua duke fshirë dorën direkt pas një shtrëngimi duarsh me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.
Harris u filmua në kamera të premten duke fshirë dorën në xhaketë, pas një konference të përbashkët për shtyp me Moon Jae-in, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
Siç shkruan Fox News, ata diskutuan gjatë këtij takimi për Korenë e Veriut, shëndetin global dhe “shkaqet kryesore” të migrimit në SHBA nga Amerika Qendrore.
Kamala Harris insults the South Korean President Moon Jae-in by wiping her hand off after shaking his hand. #USA #SouthKorea #Democrats #KamalaHarris #MoonJaein #DiplomaticIncident #ForeignAffairs #Insult #Wipe #BadManners pic.twitter.com/h8bysZKeql
— Tree of Knowledge (@TreeofKnowled14) May 22, 2021
Mirëpo pas gjestit me fshirjen e duarve në xhaketë e pantallona, shumë përdorues të mediave sociale e akuzuan zv.presidenten se ishte treguar e pasjellshme me Moon.
“Kjo është zv.presidentja e SHBA-ve? Jo vetëm mosrespektuese, por do të ishte ‘raciste’ nëse ajo do të ishte një Republikane, me siguri në të gjitha lajmet… Standarde të dyfishta”- shkroi një përdorues i Twitter-it.
“Wow! Kjo është kaq e turpshme!”- shkroi një tjetër.
“A nuk është Koreja e Jugut aleati ynë më?”-vijon një tjetër koment.
Ndërsa kishte edhe nga ata që sugjeronin se Harris ishte thjesht e shqetësuar për koronavirusin.
Shumë amerikanë janë bërë më të vetëdijshëm në fakt për viruset dhe mikrobet që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar, por nëse do ishte ky rasti Zëvendës Presidentja Harris mund të jetë duke e tepruar pak lidhur me këtë.
“Ju nuk mund të fshini një virus në pantallona. Plus, Kamala është plotësisht e vaksinuar.”- thotë një qytetar.