Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori gjerman nuk pranon të bëjë komente për Berishën “non grata”, flet për negociatat: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet


Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, ka vizituar sot Korçën. Në një dalje për mediet, ai u pyet lidhur me shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës nga SHBA-të, por nuk ka preferuar të japë asnjë koment në lidhje me këtë.

“Nuk kam koment, jam këtu për këtë projekt të rëndësishëm”– ishte përgjigja e tij.

Mëgjithatë ai pranoi të fliste për çështjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ambasadori Zingraf tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, por vendimmarrja në BE është e përbashkët.

“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të fillojnë të nisin sa më shpejt. Projekte të tilla si ky i sotmi të çojnë në arritjen e standardeve të BE.

Ekspertët gjykojnë se sa i takon përshtatjes së standardeve, dy të treta duhet të realizohen në nivel lokal dhe pjesa tjetër në nivel qendror.

Më lejoni që ne emër të Gjermanisë, qeveria federale ka thënë se kushtet për nisjen e negociatave janë plotësuar tashmë. Unë jam optimist për çeljen e negociatave, por duhet patur parasysh se duhet edhe mirëkuptimin e të gjitha vendeve anëtare.”– tha ambasadori gjerman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *