Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme


Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj në konferencën e tij për shtyp deklaroi se zgjedhjet e brendshme nuk do nxjerrin kryetarin e ri por do vendosin nëse duan të fitojnë apo humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai theksoi se vendosi të kandidojë pasi udhëheqja aktuale po përpiqet të kalojë humbjen si një gjë të zakonshme.

Kandidimi im s’është një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër.

Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD“-tha Shehaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *