Vendosni fjalën kyçe....

Si mashtroi Agron Shehaj për djegien e mandateve


Agron Shehaj gjatë konferencës së sotme pas shpalljes së kandidaturës për kreun e PD-së deklaroi se dy arsyet për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit ishte mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale dhe djegia e mandateve.

“Arsyeja e humbjes së zgjedhjeve djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale”- deklaroi Shehaj.

Por Shehaj duket se gjatë konferencës së sotme ka bërë mashtrim pasi që në deklaratat e tij në vitin 2019 pohon krejt ndryshe për këto dy vendimmarrje të lidershipit të PD-së .

Sipas Shehajt të vitit 2019, mandatet u dorëzuan sepse u faktua korrupsioni prej 30 milionë euro apo edhe përgjimet për blerjen e votave me dy dosjet 339 dhe 184.

Shehaj gjithashtu pretendonte se Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 2017 nuk përfaqësonte vullnetin e popullit por të krimit dhe mendonte se me daljen do i jepej mundësia qytetarëve të votohej në kushte të lira dhe të ndershme.

Faksimile nga deklarata e Shehajt për djegien e mandateve


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *