Vendosni fjalën kyçe....

Liderët e BE-së bien dakord të vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë pas devijimit të avionit dhe arrestimit të gazetarit opozitar


Bashkimi Evropian ka rënë dakord të hënën për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë, pas Iincidentit me devijimin e avionit me të cilin po udhëtonte nga Greqia drejt Lituanisë gazetari Toman Pratasevich i cili u arrestua.

Siç shkruan Associated Press, këto sanksione përfshijnë ndalimin e linjave ajrore të Bjellorusisë që të përdorin hapësirën ajrore dhe aeroportet e 27 vendeve të BE-së.

Duke reaguar ndaj asaj që udhëheqësit e BE-së e quajtën një “rrëmbim” të pacipë të avionit Ryanair që fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën, ata gjithashtu kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit, Roman Pratasevich, një armik kryesor i Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

“Ne nuk do të tolerojmë që dikush mund të përpiqet të luajë një ruletë ruse me jetën e civilëve të pafajshëm.”– tha shefi i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Pratasevich luajti një rol kryesor në ndihmën në organizimin e protestave të mëdha kundër Lukashenkos në Bjellorusi.

Të hënën në mbrëmje, Pratasevich u shfaq në televizionin shtetëror Bjellorus, një ditë pasi ai u vu në pranga dhe u nxorr nga avioni i devijuar.

I ulur në një tavolinë, Pratasevich tha se ai ishte me shëndet të mirë dhe tha se trajtimi i tij në paraburgim ishte “maksimalisht i saktë dhe sipas ligjit”. Ai shtoi se po u jepte dëshmi hetuesve rreth organizimit të trazirave masive.

Udhëheqësit e BE-së gjithashtu u kërkuan të gjithë transportuesve me bazë në BE, që të shmangin fluturimin mbi Bjellorusi, dhe po ashtu thanë se do të vendosnin sanksione ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e fluturimit të së dielës. Po ashtu i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të fillojë një hetim për atë që ata e shohin si një veprim i paprecedent.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *