Vendosni fjalën kyçe....

Klotilda Bushka: Thirrja për urrejtje dënohet me 2-8 vite burg, cilat janë shkeljet që ka bërë Meta


Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PS-së në Komisionin Hetimor për Shkarkimin e presidentit, Klotilda Bushka foli shumë ashpër lidhur me shkeljet që sipas maxhorancës ka bërë Ilir Meta.

Bushka tha se kreu i shtetit ka shkelur kompetencat që i caktohen me ligj dhe përmendi disa prej këtyre shkeljeve, ndërsa theksoi se thirrja për urrejtje dënohet me burg nga 2 deri në 8 vite.

Bushka tha se ndër shkeljet më të rënda të Presidentit janë: nxitja e urrejtjes dhe dhunës, dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë, cenim i figurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

“Roli kryesor i presidentit është uniteti kombëtar. Parim i kushtetutës është që të gjithë janë të barabarte para ligjit. Thirrja për urrejtje dënohet me burg 2-8 vjet. Në analizë të akteve që kemi marrë në shqyrtim, jemi duke analizuar nëse kemi të bëjmë me shkelje. Duhet të identifikojmë se cilat janë ato veprime, akte, që pretendohet se janë shkelje. Bëhet fjalë për deklarata. Kreu i shtetit nuk duhet të ushtrojë asnjë kompetencë tjetër, përveç asaj që i ka caktuar Kushtetuta. Na rezulton se sa i takon qëndrimeve të presidentit, të cilat nga diskutimet, mënyra e ushtrimit të detyrës nga presidenti, janë kompetenca që nuk shihet se ushtrohen vetëm me dekrete.

Unitet kombëtar, do të thotë interes i të gjithëve, paqe siguri dhe që të gjithë njerëzit duhet të ndjejnë veten të përfaqësuar. A është shkelur ky parim? Në fakt ekspertët juristë na sollën në vëmendje doktrinën e disa shembujve, ku konsiderohen të papajtueshme funksionet me parimin e unitetit të popullit. Këto thirrje të kryera në mënyrë të përsëritur, të veshura me një natyrë e cila përmban brenda gjuhë urrejtje apo thirrje kundër rendit dhe sigurisë, e cënon dhe një sërë situatës që gjejnë mbrojtje nga sistemi juridik shqiptar. Duke mos pasur kompetenca në lidhje me marrëdhëniet jashtë, këto thirrje të presidentit në lidhje për përfaqësues ndërkombëtar, e nxjerrin atë jashtë rolit të vetë.

Kushtetuta e përcakton qartë se kush është kompetent për politikat e jashtme të Shqipërisë. Në të gjitha deklaratat, apo daljet publike, unë i çmoj se jemi në shkelje të nenit 86 të Kushtetutës, në nenin 88 pika 3 si dhe nenin përkatës që përcakton detyrat dhe kompetencat për marrëdhëniet me jashtë të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto akte janë të rënda apo jo, unë do konsideroj që ne duhet t’i analizojmë. Nëse i referohemi qëllimit, duhet qartësuar që në deklaratat e presidentit me qëndrimet zyrtare, në tërësinë e akteve nga provat që kam shqyrtuar, nuk vihet re një sjellje për të vepruar në raport me Kushtetutën, për të rivendosur ndonjë të drejtë që presidenti e pretendon se po nëpërkëmbet. Flasim për mbrojtje të zgjedhjeve të lira, për respektimin e të drejtave kushtetuese në procesin zgjedhor, por do t’i shkonte presidentit që të ka bere shkresa për intimidim në institucionet e pavarura, apo thirrje prokurorisë për të mbyllur disa çështje.”- tha zonja Bushka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *