Grupi “për PD” kërkon rikthimin e Ibsen Elezit në garën për drejtimin e Partisë Demokratike, pas skualifikimit të tij nga Kryesia.
Po ashtu ky grup ka edhe 5 kërkesa të tjera, mes të cilave që kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha, të publikojë burimet e financimit gjatë fushatës së tij.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Kryesia e Partisë Demokratike votoi unanimisht që gara për kryetar të ketë 4 kandidatë: Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhin dhe Agron Shehajn.
Kandidatët që humbën të drejtën për të garuar janë: Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.