17 persona dyshohet se kanë votuar 34 herë në qendra të ndryshme votimi në Shkodër. Të dhënat janë zbardhur nga KQZ-ja pas kryqëzimit të informacioneve me Pajisjen e Identifikimit Elektronik me kërkesë nga KAS.
Të dhëna të ngjashme janë vërejtur edhe në Qarqet Berat e Gjirokastër, ku dhjetëra persona dyshohet se kishin votuar në disa qendra votimi.
Megjithatë si për Qarkun e Beratit, ashtu edhe atë të Gjirokastrës e Vlorës, KAS nuk ka marrë parasysh kërkesat e PD-së për prova shtesë nga institucionet shtetërore a entet publike duke lënë në fuqi rezultatin zyrtar të KQZ në qarqet respektive.