Çmimi i arit iu afrua nivelit të tij më të lartë që nga janari të martën, teksa investitorët po i kthehen përherë e më të etur metalit të çmuar.
Ari tregtohej me 1,880,31 dollarë për ons në Londër. Javën e kaluar çmimet arritën maksimumin e tyre që nga 8 janari, duke u ngjitur në 1,890,13 dollarë.
Rritja e çmimit vjen ndërsa investitorët po vlerësojnë komentet e bëra nga Rezerva Federale e SHBA-së në lidhje me inflacionin.
Disa analistë gjithashtu thonë se rënia e Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera ka siguruar mbështetje për çmimin e arit.