Ndizet alarmi në Kuvendin e Kosovës këtë të mërkurë. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në videon e publikuar nga zonja Mysliu dëgjohet qartë alarmi por e paqartë mbetet arsyeja pse është aktivizuar.
“Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dalë jashtë”- shkruan deputetja.
Gazeta “Telegrafi” shkruan se kontaktuar me zyrën për informim në Kuvendin e Kosovës, të cilët vetëm u janë përgjigjur shkurt: “Jemi duke e verifikuar rastin”.