Ka përfunduar rinumërimi i votave në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve për 108 kutitë në Qarkun e Durrësit.
Pas rinumërimit të votave, asnjëra nga partitë nuk ka marrë vota shtesë madje ato janë pakësuar.
Kështu LSI ka humbur edhe një votë, ndërsa dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë humbur përkatësisht 26 dhe 38 vota.
KAS vendosi rinumërim të pjesshëm në Durrës duke pranuar kërkesën e LSI-së për këtë qark e cila pretendonte për një deputet për shkak të diferencës së vogël për të marrë një mandat.