Vendosni fjalën kyçe....

SPAK letër KQZ-së dhe KAS-it: Na vini në dispozicion provat e administruara gjatë procesit të ankimimeve


SPAK i ka përcjellë një letër-kërkesë KQZ dhe KAS lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit.

SPAK kërkon nga dy institucionet që t’i jepen çdo provë që kanë administruar gjatë procesit të shqyrtimit të ankimeve në lidhje me rezultatin në qarkun e Durrësit, raporton Balkanweb.

Sipas letrës, subjektet politike këto ditë kanë depozituar prova pranë KQZ apo KAS që mund të hedhin dritë mbi veprat penale të kryera gjatë zgjedhjeve në Durrës.

Por KAS vendosi praktikisht rinumërim të pjesshëm në Durrës nga i cili nuk arriti të prodhojë ndryshme nga rezultati i mëparshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *