Ka përfunduar me rezultatin 1-1 90-ëshi i rregullt i finales së Europa Leagues, mes Villareal e Manchester United.
Të parët në epërsi kaluan spanjollët të cilët të shënonin me anë të Moreno-s në minutën e ’29 të sfidës.
Goli i baraspeshës do të vinte në minutën e ’55-ë, me anë të Edison Cavanit. Anglezët kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por sulmuesi Marcus Rashford, nuk arriti të tregohej i saktë para portierit Rulli.
Fituesi i kësaj sfidë tanimë do të përcaktohet në kohën shtesë, ku do të shihet, nëse do të ketë ndonjë fitues brenda 30 minutëshit të saj, apo e gjitha do të vendoset nga pika e bardhë e 11-metërshit.