Vendosni fjalën kyçe....

Spitali Memorial i Fierit hap sot dyert, Rama nxjerr një video me stafin shqiptaro-turk


Sot hap dyert spitali Rajonal Memorial i Fierit, një investim i qeverisë turke.

Me këtë rast, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke publikuar një video nga ky spital, ku flasin edhe mjekët që do të jenë pjesë e stafit.

“MIRËMËNGJES

dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama krahas videos.

 “Është një spital shumë i bukur, kam një respekt për të gjithë dhe një dashuri për popullin shqiptar.”- shprehet një prej mjekëve nga Turqia.

Ndërsa një mjek shqiptar shton: “Ky është një spital që i plotëson të gjithë kushtet bashkëkohore krahasuar me gjithë spitalet e Ballkanit dhe të Evropës dhe jam shumë i lumtur që do ndaj këtë eksperiencë timen por edhe do marrë eksperiencë nga mjekët e stafit turk.”.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili do hapet sot do të administrohet nga një staf i përbashkët shqiptaro-turk.

Ai do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet prej 150 shtretërish.  Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Spitali do hapet me faza dhe faza e parë do shërbejë për urgjencat kirurgjikale e shërbimet ambulatore të sëmundjeve të brendshme.

Faza e dytë që nis më 30 qershor do ofrojë shërbime të reja si laboratori i hemodinamikës, urologjia e shërbime të tjera të specializuara, ddërsa faza e tretë do  plotësojë funksionalitetin e spitalit pasi do ofrojë shërbimet e traumës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *