Këtë të enjte është mbledhur Kuvendi në një seancë plenare, e cila ka nisur me betimin e dy deputeteve të reja për legjislaturën 2017-2021, kjo pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së kreut të PSD-së Tom Doshi.
Kështu, vendin e Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërsa të Doshit e ka marrë Jetmira Raboshta.
Deputetja socialiste Klotilda Bushka theksoi se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara dhe i ftoi dy zonjat të betohen.
“Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë reskpetuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen në seancën plenare për të bërë betimin si kush për të ushtruar mandatin e deputetit.”- tha zonja Bushka.