Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 5 persona në Mirditë, u kapen fidanë kanabisi e armë zjarri. Procedohen 5 zyrtarë


Pesë persona janë arrestuar në Lezhë e Mirditë pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Në Mirditë u ndaluan 39-vjeçari me iniciale A.L. de 26-vjeçari me iniciale E.V.

Gjatë kontrollit atyre iu kap një armë zjarri automatik si dhe fidanë kanabisi. Po për këtë rast është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Xhuxhë si dhe një punonjës i shërbimit pyjor me iniciale Sh.M.

Po në Mirditë janë ndaluar tre persona. Ata janë kapur duke mbjellë fidanë me kanabis në fshatin Gziq. 32-vjeçari N.K., 31-vjeçari A.M. dhe 38-vjeçari Gj.K. banues në Lezhë janë prangosur ndërsa në mjedisin ku ushtronin veprimtarinë është gjetur një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Kryeplaku i fshatit Pshqesh P.Ll., administratori i njësisë Orosh B.N. dhe punonjësi i shërbimi pyjor Gj.L.janë proceduar penalisht lidhur me rastin në fjalë.

Njoftimi

“Mirditë, Lezhë

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohen penalisht dhe 5 të tjerë.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Kurbin dhe E. V., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë.

Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi N. K., me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Sh. M., me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. K., 32 vjeç, A. M., 31 vjeç dhe Gj. K., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë.

Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit: P.Ll.,me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gj.L.,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, B.N.,me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *