Policia e Vlorës pretendon se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë ku mbeti i plagosur një 39-vjeçar.
Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në kërkim u shpall shtetasi me iniciale E.M 18-vjeç për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.
“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.
Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.