Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët e spitalit të Fierit mbështesin kolegët: Audioja e manipuluar, do japim dorëheqjen dhe ne po u pezulluan


Mesditën e sotme mjekët e spitalit rajonal të Fierit kanë dalë sot në një protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre, të cilët u denoncuan për dhunë nga një qytetar në një emision investigativ.

Në audio-përgjim dy mjekët shfaqeshin duke dhunuar një pacient. Por kolegët e tyre shprehet se audioja e publikuar në media është e manipuluar dhe se prokuroria duhet të nisë hetimet për këtë.

Stafi i mjekëve paralajmëron se nëse kolegët do të pezullohen nga detyra do të japin dorëheqjen. Njëri prej tyre që kishte qenë dëshmitar i incidentit, tha se pacienti bërtiste pa lidhje me atë që po ndodhte dhe se ishte i axhituar.

 “Unë si mjeku më i vjetër, prej 38 vitesh pune nuk jam përfolur për dhunë psikologjike dhe fizike. Nuk u kujtova tani unë që jam në prag të pensionit për dhunë fizike. Përmendem: O Luli të njoha. Unë vajta pothuajse në fund të ngjarjes sepse dëgjova ulërima. Kur u futa brenda po ulërinte Arditi. I thashë çfarë ke, qetësohu?  Ngaqë ai nuk më ktheu përgjigje unë nuk fola më. Kolegët e mi po e mbanin, më pas erdhi policia. Kur u ngrit në këmbë ai tha: Luli të njoha, je çuni i lagjes. Policia erdhi menjëherë dhe e mori. Unë kaq pashë që ai përpiqej të shpëtonte dhe ishte i axhituar.”- tha një prej mjekëve në protestë.

Një tjetër bëri një thirrje edhe për mediet: “Ju bëj thirrje ju si media që të sensibilizoni prokurorinë, sepse audio është e manipuluar. Në lidhje me videon ka shumë elementë, ku vetë Ardit Lima me paramendim ka bërë simulime të tepërta, ku ulërimat nuk përputheshin me atë çka ndodhte realisht.”

 “Nëse kolegët tanë pezullohen, unë i pari do të jap dorëheqjen. Nuk mund të punojmë nën këtë lloj dhune. Nëse shteti na sjell në punë të na dalë për zot.”– u shpreh një tjetër mjek.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *