Në Komisionin Hetimor sot po prezantohet raporti përfundimtar mbi gjetjet e hetimit lidhur me shkeljet e pretenduara nga maxhoranca, të presidentit Ilir Meta.
Kreu i Komisionit Hetimor Alket Hyseni deklaroi se raporti do të dërgohet brenda 7 ditësh në seancën e Kuvendit.
Hyseni tha se kreu i shtetit ka bërë thirrje të hapura kundër maxhorancës gjatë kohës së fushatës:”Meta me thirrje të hapura kundër maxhorancës. Nuk ka moderuar konfliktin por e ka nxitur.”
Ndërsa përmendi marrjen e provave nga Komisioni Hetimor, Hyseni tha se u respektua ligji sa i takon informacionit të klasifikuar nga SHISH mbi kreun e shtetit.
“Komisioni Hetimor i është drejtuar president për kërkesën për informacion për dekorata e akorduara. Institucioni i presidentit ka kthyer përgjigje dhe ka bërë me dije se informacion e kërkuar gjendet në faqen zyrtare. Komisioni në mbledhjen e datës 14 maj miratoi planin paraprak të hetimit sipas kushtëzimeve të ligjit. Sipas planit të hetimor detyra e komisionit është verifikimi i ushtrimit të kompetencave të Presidentit. Komisioni me vendimin e ndërmjetëm caktoi dy ekspertë ligjorë të cilët pasi morën detyrën paraqitën raportet e tyre në mbledhjet e datës 21.
Për sa i përket informacionit të klasifikuar sekret shtetëror Komisioni zbatoi ligjin, duke pajisur të gjithë anëtarët me certifikatën e sigurisë.
Komisioni i ka përcjellë shkresë presidentit për t’u paraqitur në datën 18. Presidenti ka përcjellë shkresën ku ka njoftuar se në datën 17 maj ishte në Slloveni dhe për shkak të këtij angazhimi ishte i pamundur të paraqitej. Komisioni i nisi një shkresë tjetër duke i lënë një periudhë deri në 24 maj. Në mungesë të një përgjigje Komisioni thirri përsëri presidentin me shkresë të datës 21 maj. Përsëri një shkresë e kabinetit ku e konsideron të ezauruar dhe presidenti ka shprehur qartë vullnetin e tij, duke ngritur pretendimin për legjitimitetin e komisionit. Presidenti nuk u paraqit. Komisioni zhvillo debat mbi provat. Në datën 26 komisioni doli në përfundimin e hetimeve. Brenda shtatë ditëve do t’ja paraqesim seancës.
Kemi shfrytëzuar opinionet e Venecias, vendimet e gjykatës kushtetuese, një tërësi aktesh ligjore që kanë shërbyer si referencë për hetimin. Komisioni ka pasur si detyrë nëse këto akte janë shkelje të kushtetutës. Në cdo rast presidenti nuk duhet ti referihet ndonjë anësie politike të caktuar.”– deklaroi Hyseni gjatë fjalës së tij.
Hyseni tha se sjellja e presidentit duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit, por sipas tij Meta bëri fushatë kundër partisë në pushtet.
“Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral. Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet.”- tha Hyseni.