Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, për fat ishte e pabanuar


Një banesë 3-katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Fier. Incidenti ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, ku sipas të dhënave paraprake të policisë, ka dyshime se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për fat të mirë nga ky incident nuk ka të lënduar, pasi banesa ku ka rënë zjarri ka qenë e pabanueshme.

“Sot rreth orës 12:50, në lagjen ‘Apollonia’, në katin e tretë të banesës së shtetasit A. Q., në të cilën nuk banonte njeri, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë në një prizë elektrike dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *