Kandidati Agron Shehaj ka zhvilluar fushatën për garën e kreut të PD-së në Durrës.
Ai ka qenë i shoqëruar dhe nga kreu i kësaj dege, Ferdinant Xhaferraj.
Shehaj kandidon përballë Bashës, Harxhit dhe Kadillit në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike.
“Demokratët e Durrësit i kanë të gjitha mundësitë dhe aftësitë për të ringritur Partinë Demokratike. Do jetë vullneti i tyre që do përcaktojë kandidatët e ardhshëm të qytetit”-shkruan Shehaj.