Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1.755 teste të kryera janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.191 pacientë, transmeton Alsat.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në MV janë regjistruar gjithsej 155.269 raste, prej të cilëve 148.664 janë shëruar, kurse 5.408 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht janë 1.197 raste aktive me virusin korona, 506 prej të cilëve janë vetëm në Shkup.