Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Tiranës e pranon: Do hiqet aboneja e përgjithshme për 3 muaj, do studiojmë situatën me linjat


Bashkia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi ka pranuar ankesat e qytetarëve dhe lajmet se abonoja e përgjithshme për linjat e transportit publik do të hiqet për 3 muaj.

Në njoftim thuhet se kjo po bëhet me arsye “përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit”.

Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, lidhur me abonenë e përgjithshme të transportit publik, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se: Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit. Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim. Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit,” bën të ditur Bashkia e Tiranës.

Kjo periudhë do të shërbejë për studimin dhe analizimin e situatës, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi, si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve.

“Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim. Riorganizimi dhe ristrukturimi i shërbimit të transportit publik në Tiranë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ,” e mbyll njoftimin Bashkia e Tiranës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *