Juventusi ka nisur merkaton për sezonin që vjen.
Pas paraqitjes së dobët nën Pirlon, me ardhjen e Alegrit drejtuesit e klubit kanë nisur të lëvizin për të bërë përforcimet e duhura.
Ndër emrat që kërkohen të afrohen janë portieri i Milanit Donaruma si dhe mesfushori i Mançester Junajtid, Pogba. Megjithatë dyshja nuk është e vetmi diskutim mes bardhezinjve dhe menaxherit Raiola. Emra të tjerë në valle janë edhe Malen (PSV), Kean (Everton) si dhe De Paul (Udineze).
Mësohet se Alegri ka kërkuar rinovimin e kontratës së klubit me argjentinasin Dibala dhe një takim mes palëve është caktuar në ditët në vijim.