Kastrioti ka arritur të mbijetojë edhe për një sezon tjetër në Superligë pasi mposhti në play-off Tomorrin.
Ndeshja e luajtur sot në stadiumin e Kamzës përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të krutanëve në një sfidë të dominuar prej tyre e ku ekipi nga Berati arriti të shënojë golin e vetëm në minutën e 95-të të sfidës.
Pjesë e Superligës sezonin që vjen janë edhe Dinamo e Egnatia që arritën të ngjitet nga kategoria inferiore, ndërsa pjesa tjetër e ekipeve mbetet e pandryshuar.