Vendosni fjalën kyçe....

2 të vrarë e mbi 20 të plagosur pas të shtënave në koncertin në Miami-SHBA


Dy persona kanë humbur jetën në SHBA pas të shtënave të ndodhura në një koncert në Miami, Florida. Nga të shtënat u plagosën më shumë se 20 persona.

Tre të dyshuar të armatosur me automatikë e pistoleta lëshuan një breshër plumbash ndaj një turme.

Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes në Miami-Dade County, në perëndim të qytetit, njoftoi policia.

Një numër njerëzish po qëndronin jashtë një salle banketesh të marrë me qira për një koncert, kur tre autorët e dyshuar nisën të qëllonin pa dallim ndaj turmës.

Dy persona u vranë gjatë të shtënave ndërsa midis 20 të tjerë u plagosën thanë autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *