bulanc
Një ngjarje rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një fëmijë ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.
Fëmija i moshës 9 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Në bulevardin ‘Migjeni’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk ka informacione, mbi gjendjen e vogëlushes.