Policia e Vlorës ka hapur dyert për fëmijët me rastin e festës së “1 Qershorit”. Të shoqëruar nga edukatorët e tyre, fëmijët nisën të luajnë me mjetet e policisë: makinat dhe motorët e tyre.
“Një vizitë speciale nga fëmijët e kopshtit ‘Internacional’ në Policinë e Vlorës.
Fëmijë e këtij kopshti, të shoqëruar nga edukatoret, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë. Punonjësit e Policisë i mirëpritën fëmijët duke i lejuar për disa minuta të luanin me makinat dhe motorët e Policisë.
Drejtoria e Policisë Vlorë uron të gjithë fëmijët gëzuar festën e 1 Qeshorit.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.
Në videon e publikuar, fëmijët shihen në institucionet e policisë së Vlorës, lexojnë deklaratatat e tyre, flasin në radiomarrëse, përdorin tabelat e policëve të qarkullimit rrugor.
Fëmijët shfaqen gjithashtu duke mbajtur në duar disa pankarta me mesazhe të rëndësishme kundër dhunës.