Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i grupit ‘Për PD-në’: Basha i kërkon Ramës zgjedhje të lira, ndërkohë që s’po bën zgjedhje të lira në parti


Anëtari i grupit ‘Për PD-në’, Indrit Hoxha, ka paralajmëruar sot se çdo përpjekje për manipulimin e votës në zgjedhjet për kreun e PD-së me 13 qershor do ketë pasoja të rënda.

I ftuar në Report TV, ai tha se nëse do ketë përpjekje të tilla atëherë ajo qendër votimi do konfiskohet.

“Nëse do shikojmë që në 13 qershor do ketë tendenca për të deformuar vullnetin e votuesve, nuk do ketë votim në ato qendra votimi. Nëse do mundohet të manipulohet ajo qendër votimi do konfiskohet. Konfiskim i kutisë, ndërprerja e procesit dhe ribërja e zgjedhjeve në një datë tjetër. Nëse do ketë manipulim, Basha t’i marrë mirë parasysh pasojat.” – tha Hoxha.

Ai shtoi më tej se me kreun e tanishëm të partisë nuk ka asnjë urë komunikimi, pasi Basha e ka shembur ate me veprimet e tij. Hoxha shtoi se ndërsa komisioni i njënashëm i PD-së i kërkon Ramës zgjedhje të lira e të ndershme ndërkohë që vetë nuk ofrojnë diçka të tillë.

“Me Bashën nuk kemi asnjë lloj ure komunikime, ai e ka shembur këtë urë me të gjitha veprimet politike. Komisioni i PD-së është i njëanshëm. Pse nuk i bën brenda shtëpisë së vet zgjedhjet e lira, se po i jep shembullin më të keq Ramës se si të manipulojë zgjedhjet e ardhme.” – shtoi Hoxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *