Vendosni fjalën kyçe....

Atentat ndaj ministrit të Infrastrukturës në Ugandë, vriten e bija dhe truproja (Video)


Një atentat ndaj një ministri në Ugandë ka lënë të vdekur vajzën e tij dhe truprojën që e shoqëronte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e vendit, Kampala. Vetë ministri pësoi dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital.

Të martën në mëngjes, një makinë që transportonte Katumba Wamala, një ish-gjeneral i ushtrisë së Ugandës dhe ministër i Infrastrukturës u sulmua në periferi të kryeqytetit Kampala.

Një zëdhënëse e ushtrisë i tha Reuters se Wamala kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në spital. Në foto dhe video ministri mund të shihet duke qëndruar pranë makinës, me mëngët e tij të mbuluara me gjak.

Zëdhënësi gjithashtu tha se truproja i Wamalas ishte vrarë. Një postim i mëvonshëm nga presidenti Yoëeri Museveni pohoi raportet e mëparshme se vajza e ministrit, Brenda Wamala, gjithashtu kishte vdekur në sulm. Fotot tregojnë një grua të re të shtrirë në ndenjëset e pasme të mjetit. Vrimat e plumbave mund të shihen në dritaren e pasme të djathtë, ku ajo ishte ulur.

Musveni tha në një cicërimë se forcat e sigurisë tashmë ishin shumë pranë gjetjes së atentatorëve.

Wamala më parë kishte shërbyer si inspektor i përgjithshëm i policisë në vitet 2001-2005 dhe komandant i Forcës së Mbrojtjes së Popullit (UPDF) në vitet 2013-2017, përpara se të kalonte në politikë.

Siç theksoi një hetim i BBC të hënën, më shumë se 50 njerëz u vranë ndërsa policia qëlloi mbi civilët gjatë një periudhe trazirash në kryeqytet, pas burgosjes së yllit të popit dhe kandidatit presidencial Bobi Wine. Presidenti Yoweri Museveni ka qenë në pushtet për 35 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *