Inflacioni në eurozonë ka shënuar rritjen më të lartë që nga tetori i vitit 2018, njoftoi agjencia evropiane e statistikave Eurostat.
Të dhënat bëhen të ditura në kohën kur kufizimet kundër koronavirusit në të gjithë Evropën po lehtësohen.
Në ekonomi, inflacioni paraqet rritjen e çmimeve bazë të konsumit dhe shërbimeve, apo anasjelltas shkallën e rënies së fuqisë blerëse të konsumatorit.
Ekonomistët besojnë se nivelet e larta të inflacionit janë të dëmshme.
Eurostat tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën në 2.0 për qind. Kjo shifër është përtej objektivit të Bankës Qendrore Evropiane, raporton REL.
Rritja e çmimeve ka ndodhur kryesisht për shkak të bllokimeve të vendosura gjatë pandemisë.
Shkalla e papunësisë në 27 vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill ishte 7.3 për qind në prill me 15.38 milionë njerëz të papunë.
Sipas agjencisë, tregu i punës në eurozonë ka mbetur relativisht i kursyer nga pasojat e pandemisë.