Vendosni fjalën kyçe....

E kishin kthyer banesën në laborator droge, 4 të arrestuar në Tiranë


Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, duke finalizuar një operacion anti-kanabis të koduar “Kimisti”.

Sipas policisë, të arrestuarit e kishin përshtatur banesën si një laborator për kultivimin e bimëve narkotike.

Uniformat blu gjatë këtij aksioni kanë sekuestruar paisjet e montuara në banesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, fara dhe fidanë kanabisi, 2 automjete dhe sende të tjera të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *