Vendosni fjalën kyçe....

Lista e zezë e SHBA, shpallin 64 entitete bullgare non grata, pritet dhe lista për Shqipërinë


Shtetet e Bashkuara të mërkurën vendosën sanksione ndaj 64 subjeteve dhe tre shtetasve bullgarë për korrupsion, përfshirë një oligark të akuzuar për planifikimin e krijimit të një kanali për politikanë rusë për të ndikuar në qeverinë bullgare.

Në bazë të Ligjit Magnitsky, Departamenti i Thesarit ka vënë sanksione ndaj biznesmenit dhe oligarkut të njohur bullgar Vassil Kroumov Bojkov, ish deputetit Delyan Slavchev Peevski dhe ndaj ish-Zëvendës Shefit të Agjencisë Shtetërore Bullgare për Operacionet Teknike Ilko Dimitrov Zhelyazkov i cili u emërua në Byronë Kombëtare për Kontrollin e Pajisjeve të Mbjedhjes së të Dhënave të Zbulimit. Po ashtu sanksione janë vënë edhe ndaj kompanive në pronësi apo të kontrolluara nga këta individë. raporton Reuters.

Por duket se kjo lëvizje në Bullgari do kapë edhe Shqipërinë. Një burim diplomatik për Hashtag.al pohoi se rreth 28 emra biznesmenësh dhe politikanësh nga Shqipëria janë pjesë e kësaj liste.

Burimi diplomatik saktësoi se kjo listë me 28 emrash biznesmenësh shqiptarë dhe politikanësh është duke u shqyrtuar dhe krehur dhe po shkohet drejt draftit final.

Vetëm pasi të jetë marrë vendimmarrja ekzekutive dhe politike në rangjet më të larta të Uashingtonit dhe pasi kjo listë u komunikohet autoriteteve shqiptare, vetëm pasi të jetë bërë publike.

Lista është “Need to Know Basis” që nënkupton se vendimmarrja merret në nivelet më të larta të Departamentit të Drejtësisë, Departamentit të Shtetit, atij të Thesarit dhe Homeland Security./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *