Vendosni fjalën kyçe....

Vritet në lokalin e tij 62-vjeçari në Lushnjë e plagoset i biri, kapet autori i dyshuar


Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë pas një konflikti ndërsa djali i tij 31-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier i Ri, ku sipas policisë, Sofokli Shani pas një konflikti të çastit në një lokal, ka qëlluar me armë zjarri pronarin e lokalit Rako Qorrin si dhe ka plagosur të birin, Klajdi Qorrin.

Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së mbrëmshme ndërsa autori i dyshuar, 57-vjeçari Shani banues në Krutje të Sipërme është ndaluar nga policia. Kjo e fundit ka sekuestruar edhe armën e krimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *