Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kush tjetër përveç nesh?! Do t’i bindim aleatët për masakrën zgjedhore dhe do i kthejmë legjitimitetin Shqipërisë


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka vijuar turin e takimeve sot në Kavajë, Rrogozhinë dhe njësitë administrative 15-16 në Tiranë, ku ka takuar nga afër demokratët në kuadër të zgjedhjeve të brendshme për partinë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se do t’i bindë aleatët për atë çka e cilësojnë masakrën zgjedhore dhe se do të përgatisin një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë Shqipërisë.

Basha la të kuptohet se askush përveç tij dhe PD-së nuk mund ta bëjë këtë.

“Kjo është gjendja që ju e njihni. Tani çështja është kush do ta bëjë këtë punë. Kush përveç nesh e ka forcën për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ka moralin për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ruajti besimin e shqiptarëve për ta çuar deri në fund misionin dhe kërkesat e vullnetin e tyre për ndryshim? Ndaj kemi një detyrim të dyfishtë jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët ju pritë në këtë betejë, por mbi të gjithë para fateve të Shqipërisë, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve tyre për ta çuar betejën deri në fund.

Dhe ne e kemi matur veten tonë këto 30 vite jo me sa herë na ka rrëzuar fati apo tekat e historisë, por me sa herë kemi ditur të ringrihemi dhe me çfarë fuqie kemi ditur të ringrihemi dhe si e kemi projektuar këtë fuqi tek individët, tek qytetarët për t’i marrë me vete në këtë betejë.

Pra, njësoj si në zemrat e shqiptarëve, zemëratës së ligjshme për padrejtësinë e 25 prillit, po i lë vend pikëpyetjet për hapat që do të hedhim, ne na lind detyra që pas zemëratës t’i japim përgjigje këtyre pikëpyetjeve.

Përgjigja e parë që keni marrë nga kryetari i Partisë Demokratike që në ditët e para që duhet të kumbojë fort nga Kavaja e kudo në Shqipëri edhe njëherë, është që ne as i njohim dhe as nuk do ta pranojmë kurrë masakrën zgjedhore të 25 prillit. Ne do t’i bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin. 

Ne jemi shpresa e vetme për demokraci dhe arsyeja se pse jemi të tillë është aleanca që kemi krijuar me njerëzit, ndaj duhet ta thellojmë këtë aleancë me shoqërinë, me të gjithë shtresat dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që janë shumica absolute përballë një pakice të pakicës.“- tha kryedemokrati nga Kavaja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *