Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi në seancën e sotme plenare në Kuvend, se tashmë politika nuk ka më punë në emërimet në drjetësi.
Sipas tij Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë.
“Lidhur me çështjen që përmendi Murrizi dhe që lidhet me vijimin ecjen përpara të reformës në drejtësi apo me problematika që lidhen me funksionalitetin e shkollës së magjistraturës. Shkolla e magjistraturës është modeli i vetëm ë kanë të gjitha vendet për mënyrën e përgatitjen profesionale.
Ajo që kemi garantuar është heqja dorë nga sëmundja 30 vjeçare ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos e këtë më politika. Anëtari i një gjykate apo një prokuror emërohej me propozim të prokurorit të përgjithsëhm apo të këshillit të lartë të drejtësisë ku këshilltari i drejtësisë ishte presidenti.
Ka pasur në kuvend dekrete të presidentëve të ndryshëm që mazhorancës së asaj kohe si pëlqente dhe nuk veprohej para gjykatës. Po aq e papranueshme ishte edhe qasja tjetër që presidentit si përlqeu renditja e emërimeve në drejtësi ndërkohë që ligji është shumë i qartë. Ne politikanët s’kemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor. Anëtarët e gjykatës janë 3 vakanca, të aplikojnë në kohë kandidatët.”- tha Balla.
Në fjalën e tij, Balla kujtoi edhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH. Ai shtoi se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken ishte i qartë.
“Mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë. Leksion i sekretarit Blinken përkundrejt atyre që kanë penguar Reformën është një leksion që menjen në kokë duhet ta kenë të gjithë.”- shtoi Balla.