Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden do të takohet me mbretëreshën Elizabeth javën e ardhshme


Mbretëresha Elizabeth do të presë në një takim presidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe gruan e tij Jill Biden javën e ardhshme.

Siç shkruan BBC, takimi do të realizohet të dielën e 13 Qershorit, në Kështjellën e Windsor.

Biden do të udhëtojë javën e ardhshme në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe me këtë rast do të bëjë edhe disa takime të tjera të rëndësishme, siç është ai me mbretëreshën.

Biden do të jetë presidenti i 12-të i SHBA-ve që mbretëresha Elizabeth do të ketë takuar gjatë mbretërimit të saj.

Ajo u takua me paraardhësin e tij Donald Trump dhe gruan e tij Melania në Pallatin Buckingham në vitin 2019.

Mbretëresha e Britanisë u takua për herë të parë me një president në detyrë të SHBA-ve kur ende nuk ishte kurorëzuar, në vitin 1951 me Harry S Truman.

Që atëherë ajo është takuar me të gjithë udhëheqësit e zgjedhur të SHBA-ve gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.

Donald Trump -2019 

George W Bush – 2007

Ronald Reagan – 1982

Richard Nixon – 1970

John F Kennedy – 1961

Dwight D Eisenhower – 1957


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *