Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori i Oklahomës vendos të emërtojë autostradën me emrin e Donald Trump-it


Guvernatori i Oklahomës në SHBA, Kevin Stitt, ka nënshkruar një projektligj për të emëruar një autostradë në shtetin e tij me emrin e ish-presidentit Donald Trump.

“Ne do emërtojmë një pjesë të një autostrade në Panhandle – 287 nga Boise City në Texas – ‘Presidenti Donald J. Trump Highway’.” – tha ai.

Guvernatori republikan tha se kishte urdhëruar vendosjen e shenjave përkatëse në autostradë. Guvernatori e nënshkroi projektligjin të premten.

Udhëheqësi i Pakicës së Senatit, demokrati Kay Floyd vuri në dukje se ligji shtetëror kërkon që një person duhet të ketë vdekur të paktën tre vjet para se një autostradë ose urë të mund të emërohet me emrin e tij, ndërsa vendimi i Guvernatorit ka prishur ligjin, tha ai.

Projektligji do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *