Një rrjedhje e fundit e postave elektronike ka nxitur diskutime të nxehta rreth Fauci dhe rolin e tij në reagimin e SHBA ndaj koronavirusit.
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, ka pohuar se publikimet e fundit të bisedave të tij me email që sugjerojnë se ai ishte paralajmëruar në fillim të pandemisë që Covid-19 mund tëishte krijuar nga njeriu ishin ‘nxjerrë nga konteksti’.
“Problemi i vetëm është se ato janë nxjerrë nga konteksti pasi dikush nxorri një fjali në një email pa treguar email-et e tjer. Në këtë rast ju nuk e keni panoramën e plotë.” – tha Fauci në një intervistë.
Shpjegimi i Faucit vjen pas shfaqjes së më shumë se 3,200 faqeve të asaj që BuzzFeed thotë se janë postat elektronike të mjekut që datojnë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Mesazhet mbuluan periudhën midis janarit dhe qershorit të vitit 2020 dhe treguan se si Fauci merrej me fluksin masiv të informacionit ndërsa pandemia Covid filloi të godiste SHBA-në.
Në veçanti, postat elektronike zbuluan se Fauci fliste me një ish-këshilltar shëndetësor të administratës Obama, duke diskutuar trajtimin antiviral dhe gjithashtu ra në kontakt me CEO-n e Facebook, Mark Zuckerberg, pasi ky i fundit njoftoi krijimin e një ‘qendre informacioni’ për koronavirusin dhe pyeti nëse platforma mund të ndihmojë në përshpejtimin e protokolleve të testimit.
Midis mesazheve ishin edhe posta elektronike që zbulonin ekspertë kryesorë të virusit që e paralajmëronin atë se COVID-19 mund të jetë krijuar në një laborator. Fauci ka hedhur poshtë pretendime të tilla në publik. Kohët e fundit, megjithatë, ‘Cari’ amerikan Covid-19 tha se ai nuk ishte ‘i bindur’ se virusi kishte evoluar natyrshëm.
“Unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë të hetojmë atë që ndodhi në Kinë derisa të vazhdojmë të zbulojmë se çfarë ka ndodhur.” – tha Fauci gjatë një veprimtarie pak kohë më parë.
Në fillim të këtij muaji, Biden urdhëroi inteligjencën amerikane që të prodhonte një raport brenda 90 ditshë për t’i dhënë fund debatit nëse koronavirusi u përhap te njerëzit nga kafshët në mënyrë të natyrshme apo nëse kishte dalë nga një laborator në Kinë. Të njëjtën ditë, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare deklaroi se agjencia nuk e dinte origjinën e saktë të koronavirusit në atë kohë.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani