Vendosni fjalën kyçe....

Ekipi amerikan i bejsbollit bëhet i pari që përfshin flamurin LGBTQ në uniforma


Ekipi ‘San Francisco Giants’ në Kampionatin Amerikan të Bejsbollit do shtojë ngjyrat LGBTQ në uniformat e tij gjatë Muajit të Krenarisë Gay.

“11 ngjyrat e logos së re të Krenarisë janë emblematike të Flamurit të Krenarisë së Progresit dhe nënkuptojnë përfshirjen dhe përparimin me gjashtë ngjyrat e krenarisë.” – tha ekipi në një deklaratë.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newson vlerësoi shpejt vendimin e ekipit duke thënë se kjo lëvizje ishte e rëndësishme dhe kuptimplotë.

ESPN njoftoi se liga synon të bashkohet me ekipin për të prezantuar modelet e reja.

Menaxheri i ekipit Gabe Kapler shtoi se ai është ‘shumë krenar që e ndërmori këtë hap, shumë krenar që është pjesë e tij dhe presin me padurim ndikimin dhe mbështetjen që mund të sigurohet për komunitetin LGBTQ +’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *