Sot në Gjykatën e Shkallës së parë në Lushnjë është zhvilluar seanca për përcaktimin e masës së sigurisë Sofokli Shanit, i cili vrau pak ditë më parë bashkëfshatarin e tij Rako Qorrin dhe plagosi djalin e tij Kejdi Qorrin.
Gjykata vendosi që ai të qëndronte në “arrest me burg”.
Në këtë seancë gjyqësore, Shani ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se ai e ka kryer aktin në gjendje të dehur.
Me këtë argument ai kërkoi edhe gjykim të shkurtuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Fier i Ri, Krutje Lushnjë. Sofokli Shani ishte konfliktuar me djemtë e Rako Qorrit në lokalin e këtij të fundit, të cilëve u kishte kërkuar një pije. Pas konfliktit ai ishte kthyer në banesë, marrë armën dhe rikthyer përsëri në lokal ku ka qëlluar Rako Qorrin dhe djalin e tij Klajdi Qorri. Babai nuk mundi dot të mbijetonte, ndërsa djali mbeti i plagosur.