Vendosni fjalën kyçe....

Ky është Mexhit Picari, ish-polici që dyshohet se ekzekutoi ish-dhëndrin në lokal dhe plagosi avokatin (FOTO)


Personi në foto është Mexhit Picari, autori i dyshuar për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama.

Picari është arrestuar nga policia pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një lokal të njohur në Gjykatën e Tiranës. Për shkak të afërsisë me gjykatën, ky lokal frekuentohet vazhdimisht nga gjyqtarë, prokurorë e avokatë.

Sipas “Balkanweb”, i dyshuari Mexhit Picar ka qenë polic burgu më parë. Ai ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi pas një procesi të gjatë divorci mes vajzës së tij dhe ish-dhëndrrit, Kudret Saliaj.

Martesa ishte shoqëruar me sherre, dhunë dhe akuza të ndërsjellta. Dhurata Saliaj e cila ishte martuar në moshë të re dhe ka tre fëmijë me të ndjerin Kudret Saliaj, pretendon se ishte dhunuar vazhdimisht në familjen e bashkëshortit, por nuk kishte bërë denoncim për shkak të frikës.

Saliaj kishte bërë kërkesë për zgjidhje të martesës pranë gjykatës, që në tetor të vitit të vitit 2020. Kjo pas pretendimeve të tij për tradhëti nga ana e gruas. Ndërsa ajo pretendon se Saliaj e ka larguar gruan me dhunë nga shtëpia pas këtyre pretendimeve dhe nuk e ka lejuar të takojë tre fëmijët.

Konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë kur ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici. Ajo akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor për dhunë në familje. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

Mexhit Picari

Mexhit Picari


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *