Gjenden dy turistët e huaj që kishin humbur kontaktet prej dy ditësh në Valbonë. Dy turistët nga Suedia dhe Rusia ishin zhdukur që prej mbrëmjes së të mërkurës, pasi ishin nisur nga Valbona për në Theth. Policia e Tropojët ka njoftuar se ata janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
“Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve. Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.”- bëjnë me dije uniformat blu.