Vendosni fjalën kyçe....

“A u lutët që të mos shkarkoheni?” – Meta përgjigjet nga Elbasani: Zoti t’i falë ata që nuk dinë se ç’bëjnë


Presidenti Meta ka qenë për pelegrinazh në Manastirin e ‘Shën Joan Vladimirit’ në Elbasan.

Kreu i shtetit u pyet nga gazetarët nëse ishte lutur aty që Kuvendi të mos e shkarkojë.

Në përgjigjen e tij Meta tha se ishte lutur që Zoti t’i falë ata që nuk e dinë se çfarë bëjnë.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë. Lutja është që Zoti t’i falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kjo është një përgjigje shumë e qartë.” – tha Meta.

Presidenti vijoi më tej duke thënë se nuk dëshironte të fliste për çështje që nuk ekzistojnë në një vend të shenjtë duke theksuar se Kuvendi i dy viteve të fundit nuk ka pasur opozitë dhe ka qenë antikushtetues.

Po kështu Meta tha se çështja që duhet trajtuar është ajo e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Kuvend i i dy viteve të fundit ishte pa opozitë e tre herë më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për krimet zgjedhore para dhe pas 25 prillit dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme,dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme.” – theksoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *