Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Elbasan, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragan, ku një autobus udhëtarësh në të cilin ndodheshin 15 persona, pësoi një defent.
“Balkanweb” raporton se gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, nga paniku ka hapur derën e autobusit dhe është hedhur për të shpëtuar nga ndonjë rrezik i mundshëm aksidenti.
Mirëpo për fat të keq ajo ka mbetur e lënduar rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë dëmtim, ndërsa shoferi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.